Disa javë pas shpërthimit të vullkanit, ky vend goditet nga një tërmet i fuqishëm

Tonga është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2, vetëm disa javë pas shpërthimit të një vullkani nënujor, që shkaktoi cunami.

Tërmeti u regjistrua pranë ishullit Lifuka, pranë vendit ku shpërtheu vullkani, në 19:40 me orën lokale.

Ende nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo banesa.

Një javë më parë, studiuesit e NASA-s përllogaritën fuqinë e shpërthimit të vullkanit në Tonga, duke thënë se ai ishte “500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore”.

Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi.

Kategoritë
BotaLajme