Disa vende muslimane sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit

Ka dallime në kalendarin islam, i cili është formuar në bazë të shfaqjes së Hënës së re, kështu që shumë vende kanë vendosur që dita e parë e Fitër Bajramit të bie sot, e shtunë.

Muslimanët në Iran, Pakistan, Libi, Indonezi, Indi, Oman, Irak, Malajzi dhe disa vende të tjera të rajonit festojnë sot ditën e parë të Fitër Bajramit, transmeton Anadolu.

Ndryshe nga vendet ku muslimanët dje filluan të festojnë Bajramin treditor, besimtarët muslimanë në vendet e Lindjes dje agjëruan ditën e fundit të Ramazanit me vendim të komuniteteve islame atje dhe sot festuan një nga festat më të mëdha fetare, Fitër Bajramin.

Ka dallime në kalendarin islam, i cili është formuar në bazë të shfaqjes së Hënës së re, kështu që shumë vende kanë vendosur që dita e parë e Bajramit të bie sot, e shtunë.

Besimtarët muslimanë në Iran falën namazin e Fitër Bajramit në xhamitë e vendit.

Lideri iranian, Ali Khamenei udhëhoqi namazin e Bajramit, pas një pauze trevjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit, në xhaminë “Imam Khomeini” në Teheran.

Kategoritë
BotaLajme