Diskrecion i plotë: Çfarë nuk mund të bëjnë punonjësit e Ronaldos deri në 70 vjet pas vdekjes së tij

Jeta private e Cristiano Ronaldos (38) u bë objekt i interesit arab pasi portugezi u transferua te Al-Nassr në afatin kalimtar të dimrit.

Kështu, afërsisht tre muaj pas lëvizjes që befasoi mbarë botën e futbollit, sauditët mësuan nga shtypi europian një detaj më pak të njohur në lidhje me mënyrën se si Ronaldo komunikon me punonjësit e tij.

Sipas të përditshmes gjermane Der Spiegel, e cituar nga shtypi arab, Ronaldo, Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre diskutojnë hapur çështje që lidhen me jetën e tyre private përpara punonjësve dhe nuk ndiejnë nevojën për të fshehur asgjë prej tyre.

Kjo pasi Ronaldo ka një kontratë me të gjithë punonjësit e tij, qofshin truproja, kuzhinierë apo shoferë, sipas së cilës informacionet që lidhen me jetën e Ronaldos nuk mund të zbulohen deri në 70 vjet pas vdekjes së tij.

Nëse bashkëpunëtorët e Ronaldos nuk respektojnë klauzolën në kontratën e punës, ata mund të paditen ose drejtpërdrejt nga vetë Ronaldo ose të afërmit e tij.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me gjigantin e futbollit saudit deri në verën e vitit 2025 dhe do të fitojë një pasuri të vërtetë në Riad.

Paga bazë e Ronaldos te Al-Nassr do të jetë rreth 70 milionë euro, por bashkë me bonuset dhe kontratat e sponsorizimit, portugezi do të fitojë 200 milionë euro në vit, ose 500 milionë për të gjithë kontratën.

Kategoritë
Sport