“Diskutohet mbi draft-statutin e parë të Asociacionit”, Stano jep detaje për takimin Kurti-Vuçiq

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se në takimin e 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të prezantohet dhe diskutohet mbi draft-statutin e parë të Asociacionit.

Stano, në një konferencë për media nga Brukseli, deklaroi se Kosova dhe Serbia pritet që miratojnë deklaratën për pesonat e pagjetur.

“Ky takim do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe pritet që palët të miratojnë deklaratën për personat e pagjetur si pikë të parë të rendit të ditës, dhe kjo do të pasohet nga prezantimi i draft-statutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe diskutimi rreth kësaj”, deklaroi Stano në një konferencë për media në Bruksel, shkruan klankosova.

Tutje, Stano bëri të ditur se Kurti dhe Vuçiq po atë ditë do të mbajnë takim të nivelit të lartë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell si dhe atij special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Kategoritë
LajmeVendi