Distria Krasniqi shkëlqen sërish, “ylli” i Kosovës fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Një tjetër sukses për sportin e xhudos. “Ylli” i Kosovë Distria Krasniqi ka arritur të shpallet kampione e Evropës, me sportisten “Dardane”, që arriti të fitonte medaljen e artë në Evropianin që aktualisht po zhvillohet, në Zagreb, të Kroacisë.

Krasniqi garontenë kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi, teksa gjithçka nisi me një fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina, ku arriti të realizonte, një uazari të shpejtë, ndërsa nuk vonoi dhe siguroi “Ippon” me mbërthim. Edhe më bindëse xhudistja kosovare ishte në luftën e dytë. Për më pak se një minutë e eliminoi kroaten Ana Viktorija Puljiz, me mbajtje.

Në gjysmëfinale, Distria iu revanshua spanjolles Ariane Toro Soler për një disfatë të mëhershme. Ndaj saj shkëlqeu po ashtu. Kishte vazhdimisht iniciativën dhe kërkonte hedhjen. Realizoi uazari, ndërsa lufta përfundoi kur Soler pësoi dënimin e tretë, ndërsa në finale “ylli” i Kosovës, mposhti italianen Odette Giuffrida me uazari në kohën shtesë, me sportisten nga “Apeninet”, që nuk e rrezikoi asnjëherë xhudisten “Dardane”.

Kategoritë
Sport