Dita e 100 e luftës/ Zelenski: Fitorja do të jetë e jona! Presidenti që refuzoi largimin nga vendi për të mbrojtur popullin e tij

Në Kiev, presidenti Zelenski ka shënuar ditën e 100-të të luftës me një video prekëse.

Në të lideri ukrainas i rrethuar nga disa prej aleatëve të tij më të afërt, përfshirë kryeministrin e Ukrainës shihen të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vendin e tyre.

“Forcat e armatosura janë këtu, kryeministri i Ukrainës është këtu, njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës!” ka thënë presidenti Zelenski.

Ata shihen të qëndrojnë përpara zyrës presidenciale të Ukrainës, në qendër të kryeqytetit.

Më 25 shkurt, vetëm një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj, presidenti postoi një video të ngjashme nga i njëjti vend, duke treguar se vendi i tij ishte i gatshëm të luftonte kundër tyre.

Zelenskit iu ofrua evakuimi i tij nga Kievi nga vendet perëndimore të cilën ai e refuzoi duke thënë:

“Unë kam nevojë për municion, jo për evakuim.”

Sot, 100 ditë pas luftës ai është ende në krye të detyrës duke luftuar për të mbrojtur popullin e tij, raporton BBC.

Kategoritë
BotaLajme