Dita e Ndeshjes: Kosova mes rënies nga liga dhe pozitës së dytë, pret Qipron për të sqaruar gjërat

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot ndeshjen e fundit në kuadër të kampanjës së Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të presin kombëtaren e Qipros, për të sqaruar gjithçka rreth renditjes në tabelë, shkruan lajmi.net.

Me 6 pikë në pesë ndeshje, në pozitën e dytë, Kosova pret Qipron që ka pesë pikë në pozitën e fundit.

Një fitore eventuale e Kosovës e lë atë në pozitën e dytë të grupit 2 të Ligës C, por një humbje (në rast suksesi të Irlandës V) mund ta kthejë në Ligën D.

Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros luhet me fillim nga ora 20:45.

Kategoritë
Sport