Dita e pestë, këto janë shtetet me më së shumti medalje të fituara në “Paris 2024”, ja ku renditet Kosova

Është mbyllur edhe dita e pestë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ekipi Olimpik i Kosovës deri më tani ka arritur të sigurojë dy medaljeOlimpike, me Distria Krasniqin që u stolis me medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu me medaljen e bronztë, të dyja nga sporti i xhudos,

ShBA është shteti i cili ka fituar më së shumi medalje deri më tani, plot 30 sosh, 5 të arta, 13 të argjendta dhe12 të bronzta, e ndjekur nga Franca me 26 medalje olimpike, 8 të arta, 10 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Por në bazë të medaljeve të Arta të fituara, vendin e parë e mban Kina, e cila ka fituar 9 të arta, 7 të argjendta dhe 3 të bronzta.

Shteti ynë Kosova, me dy medalje olimpike, aktualisht renditet në vendin e 32-të, nga 206 ekipet Olimpike.

Kategoritë
LajmeSportVendi