Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë në një seancë qeveritare të jashtëzakonshme pas tragjedisë në Koçani vendosi shtatë ditë zie në mbarë territorin e vendit.
Flamujt para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në mbarë vendin janë ulur në gjysmështizë, pasi zjarri që shpërtheu dje në një diskotekë në Koçani shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, raporton Anadolu.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë në një seancë qeveritare të jashtëzakonshme pas tragjedisë në Koçani vendosi shtatë ditë zie në mbarë territorin e vendit.
Flamujt shtetëror para Qeverisë, nëpër rrugët e Shkupit si dhe para përfaqësive të huaja diplomatike janë lëshuar në gjysmështizë në shenjë të ditëve të zisë për viktimat.
Të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive si dhe shumë aktivitete tjera që ishin planifikuar të mbahen gjatë kësaj jave, u anuluan.
Kujtojmë se të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani në një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor.