Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë u ulën në gjysmështizë për shkak të ditës së zisë, të shpallur nga qeveria serbe për shkak të vdekjes së 14 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Mediumi serb i kontrolluar nga Beogradi, “Kosovo Online” ka publikuar pamje që tregojnë se në Graçanicë, flamujt e Serbisë janë ulur në gjysmështizë.

Flamujt serb u ulën në gjysmështizë para Komunës së Graçanicës si dhe disa institucioneve tjera.

Në manastirin e Graçanicës, besimtarët individualisht ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në Leposaviq, gjithashtu, raportohet se flamujt serbë u ulën në gjysmështizë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi