Ahmet Tatlı, djali i këngëtarit të famshëm turk İbrahim Tatlıses, iu drejtua gjykatës duke thënë: “Shëndeti tij mendor nuk është në vendin e duhur, duhet të caktohet një kujdestar”.
Artisti i njohur İbrahim Tatlıses, i cili ka mbajtur një koncert në Stamboll, nuk ka mundur ta mbajë veten në skenë dhe i është përgjigjur djalit të tij të madh.
“Idiotë”
İbrahim Tatlıses, i cili foli me fansat e tij gjatë koncertit, sulmoi djalin e tij të madh Ahmet Tatlı, i cili së fundmi ngriti një çështje kujdestari kundër tij:
“Thonë se jam i paqëndrueshëm mendërisht o idiotë, a mundet një i çmendur t’i dijë përmendësh gjithë këto këngë?