Djali i Netanyahut kritikon ashpër planin e Macronit për njohjen e shtetit palestinez

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit, ka reaguar me zemërim ndaj planeve të presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez.

Përmes një postimi në platformën sociale X, ai iu përgjigj propozimit të Macronit me ironi:

“Po për pavarësinë e Kaledonisë së Re! Po për pavarësinë e Polinezisë Franceze! Po për pavarësinë e Korsikës! Po për pavarësinë e Baskisë! Po për pavarësinë e Guajanës Franceze! Ndalohet neo-imperializmi francez në Afrikën Perëndimore!”, ka shkruar ai.

Ky koment erdhi pasi Macron deklaroi se synon të përfundojë procesin e njohjes së shtetit palestinez.

Franca ka qenë përkrahëse e një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Njohja formale e shtetit palestinez do të përbënte një ndryshim të madh në politikën e jashtme të Francës dhe mund të tensionojë marrëdhëniet me Izraelin, i cili është forcë pushtuese në territoret palestineze.

Kategoritë
BotaLajme