Dje luajti ndeshjen e fundit, sot Ozil largohet nga futbolli

Sot, më 3 shkurt, u bë e ditur për largimin nga futbolli tëMesut Ozil. Futbollisti 34-vjeçar, i cili prej verës së kaluar luan për Istanbul Basaksehir, ka vendosur t’i japë fund karrierës.

Një ditë më parë, Ozil ishte në formacionin titullar për ndeshjen e javës së 22-të të kampionatit turk kundër Kayserispor (0:1), por u zëvendësua në minutën e 46-të dhe u kritikua për cilësinë e lojës. Sot, Mesut nuk ka ardhur në stërvitje dhe ka njoftuar bashkëlojtarët për pensionimin e tij. Mesfushori dhe klubi do të ndërpresin kontratën.

Ozil ka pasur një karrierë të suksesshme, ku ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Arsenal, Werder Bremen, Schalke 0-4 apo edhe Fenerbahce.

Kategoritë
Sport