Djemtë e Ramazan Kadyrov vizituan Donbasin, i paraqitur me veshje të plotë luftarake

Presidenti çeçen Ramazan Kadyrov njoftoi se djemtë e tij Akhmat (16), Eli (15) dhe Adam (14) vizituan rajonin e Donbass ku qëndruan së bashku me ministren çeçene të kulturës Aisha Kadyrova.

Në një video të postuar nga Kadyrov në kanalin e tij zyrtar, djemtë e tij u shfaqën me veshje të plotë luftarake dhe Kadyrov shpjegoi se si ata folën me komandantin e forcave çeçene që mbulonin zonën e Mariupolit gjatë vizitës.

Nipërit e presidentit të parë të Republikës Çeçene, Akhmat-Haxhi Kadyrov, së bashku me mbesat dhe vëllezërit e mi të dashur vizituan postblloqet ku qëndrojnë luftëtarët çeçenë në zonën e distriktit ushtarak verilindor të Donbasit. Delegacioni çeçen është të udhëhequr nga ministrja e Kulturës Aisha Kadyrov”, tha Kadyrov.

Kadyrov shpjegoi gjithashtu se si djemtë e tij folën edhe me ushtarët çeçenë në Ukrainë.

Nipërit e mbesat e Akhmat Kadyrov shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë për ushtarët për guximin dhe besnikërinë ndaj Presidentit të Rusisë. Ushtarët folën për suksesin e tyre në kryerjen e detyrave të tyre. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë nënës sime të dashur për qëndrimin e saj të ndjeshëm ndaj ushtarët e atdheut, Zoti e shpërbleftë për mirësinë e saj”, tha Kadyrov.

Kujtojmë se Kadyrov tha në fillim të tetorit se planifikon të dërgojë të gjithë djemtë e tij të mitur për të luftuar në Ukrainë.

“Është koha që ata të dëshmojnë veten në luftime të vërteta dhe unë vetëm mund ta mirëpres dëshirën e tyre. Ata së shpejti do të shkojnë në vijën e parë dhe do të jenë në linjat më të vështira të kontaktit”, tha Kadyrov.

Tani për tani, djemtë e tij po qëndrojnë në zona të sigurta në Ukrainë, larg vijës së frontit dhe nën masa të rrepta sigurie.

 

Kategoritë
BotaLajme