Djemtë e Zlatan Ibrahimoviçit do të luajnë për skuadrat më të reja të Milanit

Djemtë e Zlatan Ibrahimoviçit do të luajnë për skuadrat më të reja të Milanit, bëjnë të ditur mediat në Itali.

Djali i madh i Zlatan, Maximilian (15) do të luajë për ekipin e kuqezinjve nën-17 vjeç, ndërsa djali i tij më i vogël Vincent (14) do të luajë për ekipin e Milanit nën-15 vjeç.

Corriere della Sera shkruan se të dy djemtë e Zlatan do të regjistrohen së shpejti si lojtarë të rinj të Milanit dhe thuhet se të dy djemtë e tij luajnë në pozicionet e mesfushorëve, ndryshe nga babai i tyre që bëri emër si sulmues.

Mediat vendase pohojnë se Ibrahimoviç shkonte shpesh në Suedi për të vizituar familjen e tij, por tani në Milano i janë bashkuar gruaja Helena dhe dy djemtë e tij.
Më tej thuhet se ky është një shembull tjetër i forcimit të marrëdhënieve mes Ibrahimoviç dhe Milanit, gjë që nxit më shumë historinë se në të ardhmen ky futbollist suedez do të jetë drejtor i kuqezinjve.

Sa i përket Ibrahimoviçit, ai pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit 2023, më saktë pas Botërorit në Katar.

Kategoritë
Sport