Djokovic bëhet sportisti me më së shumti kohë në krye të renditjes botërore në tenis

Djokovic vazhdon të kryesojë tabelën me 378 javë, duke thyer rekordin e tenistes gjermane, Graf, e cila kur luante tenis mes viteve 1982-1999 qëndroi për 377 javë në krye të renditjes

Tenisti serb Novak Djokovic theu rekordin e tenistes gjermane Steffi Graf, duke qëndruar 378 javë në krye të renditjes botërore, transmeton Anadolu.

Unioni i Tenistëve Profesionalistë (ATP) njoftoi renditjen e javës së re tek meshkujt. Djokovic, i cili këtë sezon fitoi dy turne në teke, përfshirë Australia Open, vazhdoi të kryesojë tabelën me 6.980 pikë.

Me këtë ai vazhdon të kryesojë tabelën me 378 javë, duke thyer rekordin e tenistes gjermane, Graf, e cila kur luante tenis mes viteve 1982-1999 qëndroi për 377 javë në krye të renditjes.

Pas Djokovic dhe Graf, kohë të gjatë në vend të parë renditjes botërore kanë qëndruar Martina Navratilova (332), Serena Williams (319) dhe Roger Federer (310).

Kategoritë
LajmeSport