DKA në Prizren ndau mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga data 7 mars 2022 deri më 7 mars 2023

Drejtoria Komunale e Arsimit dje ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga data 7 mars 2022 deri më 7 mars 2023.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në facebook nga Komuna e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Komunale e Arsimit falënderoi sot të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit, të pensionuar nga data 7 mars 2022 deri më 7 mars 2023, për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre për fëmijët, gjeneratë pas gjenerate, deri në ditën e pensionimit, me çrast u ndau dhe mirënjohje.

Mësimdhënësit kanë profesionin më fisnik, dhënien e dijes dhe ndritjen e mendjes së fëmijëve, andaj nderimi dhe respekti për ta nuk duhet të mungoj asnjëherë.

Kategoritë
LajmeVendi