Do ta ketë rival, Ronaldo: E dija që Benzema do të vinte në Arabinë Saudite

Sulmuesi Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ka folur për vendimin e Karim Benzemas për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Francezi ndoqi shembullin e ish-bashkëlojtarit të tij në Real Madrid duke pranuar një ofertë nga Arabia Saudite. Klubi i ri i lojtarit 35-vjeçar ishte Al-Ittihad.

“E dija që Karim do të vinte në Arabinë Saudite”, tha Ronaldo, cituar nga Relevo. Kjo është arsyeja pse thashë se në të ardhmen kampionati do të hyjë në pesëshen më të mirë në botë”, tha 38-vjeçari portugezi, i cili iu bashkua Al-Nassr në janar menjëherë pas përfundimit të kontratës me Manchester United.

Kategoritë
Sport