“Do të vdisni këtu”, punëdhënësi sulmon ish-punëtorët që i kërkuan rrogën

Vonesa e rrogës në punë është një problem shqetësues në shumë vende. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi. Një punëdhënës ka kërcënuar ish-punëtorët pasi ato kanë kërkuar pagën e tyre.

Sipas mediave tre ish-punonjës të kompanisë, dy vajza dhe një i ri , në prani të anëtarëve të Bordit Drejtues të Sindikatës së Punëtorëve të Ndërmarrjeve të Turizmit dhe Hotelieri (SETEPE) i kanë kërkuar punëdhënësit t’i paguajë shumën e parave që u detyrohen, në total gati 2000 euro.

Sipas denoncimit, një nga punëdhënësit është përgjigjur me një agresion të paparë, madje ka arritur deri aty sa ka kapur nga qafa një anëtar të administratës së SETEPE-s dhe e ka tërhequr në qoshe , i cili më herët ka hyrë në mes për ta ndaluar. Më pas i ka kërcënuar me fraza të tipit: “Do të shihni çfarë do të merrni, do të vdisni, do të vdisni këtu”. /Gazeta Express

 

Kategoritë
LajmeVendi