Doarsa Kica: Lumirit, kryeministër, i duhet vetëm një mandat, për tjetrin s’ka nevojë për fushatë

Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica, dy ditë para zgjedhjeve tha se ka pak fjalë “për njeriun që ringjalli ambicien në Kosovë”.

Për liderin e partisë së saj, Lumir Abdixhiku, ajo tha se ai s’është politikan tipik.

“Nuk është tipik sepse është patjetërsueshëm vetvetja. Nuk pranon të ndryshojë të folurën, sjelljen, mendimin e as pamjen që t’i përshtatet “pritshmërive”. Që të jetë “clickbait”. Lumiri i ka pritshmëritë e tij. Për Kosovën. Për të ardhmen!  Është më punëtori në mesin tonë. Shkruan i pari, dhe i fundit. Del i pari, dhe i fundit. Kërkon shumë sepse jep shumë”.

Sipas saj, Abdixhiku është shumë njerëzor por tha se nuk e duron mospunën dhe se synon që besimin e mbështetësve të tyre ta shndërrojnë në histori suksesi për popullin.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi