Dodik: BiH mori statusin e kandidatit për nevojat e Perëndimit, ne mbetemi kundër integrimit në NATO

Presidenti i RS-së Milorad Dodik ka zhvilluar sot një takim me ministrat e sapoemëruar në Qeverinë e RS-së, pas së cilës iu drejtua mediave në Pallatin e RS-së në Banja Luka.

Dodik tha se në takimin me ministrat dhe kryeministrin Vishkoviq ka diskutuar për kohët sfiduese që vijnë dhe se bashkë me 11 emrat e rinj në Qeverinë e RS-së do të përpiqet për një dinamikë të re që do të përcaktohen bashkërisht.

Ndër aktivitetet parësore do të jetë stabiliteti në shoqëri, ruajtja e stabilitetit politik sepse siç thotë Dodik – “nëse kemi, kemi gjithçka”. Më pas ai shton se synimi është ruajtja e paqes dhe vendeve të punës dhe se investimet do t’i fokusojë në fuqizimin e produktit vendas.

Dodik u mburr me pagën mesatare në RS, e cila është 1,211 KM, dhe në të njëjtën kohë, ai shfrytëzoi rastin për të njoftuar se më 1 janar do të pasojnë rritje të pagave dhe pensioneve – paga do të jetë pesë për qind, dhe pensioni do të të jetë rreth 14.

“Ne do të vazhdojmë të ruajmë pozicionin kushtetues të RS dhe kjo ruajtje nënkupton ndërprerjen e transferimit të çdo kompetence dhe kthimin e kompetencave që janë hequr në mënyrë të paligjshme dhe nën presion,” tha Dodik.

Ai iu referua edhe marrëdhënieve me Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe theksoi se në periudhën e ardhshme duhet të hapen të gjitha llojet e bashkëpunimeve, por vetëm pas formimit të qeverisë.

“Sa i përket FBiH-së, ne diskutuam nevojën për të hapur çdo lloj bashkëpunimi dhe për të pritur formimin e qeverisë së re të FBiH-së dhe mbajtjen e një seance të përbashkët të Qeverisë së RS-së dhe Qeverisë së FBiH-së dhe mendoj se se po krijohen kushtet që pas zgjedhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria e RS të kërkojë një seancë të përbashkët me Këshillin e Ministrave”, theksoi Dodik.

Ai ka përsëritur se është rënë dakord për një seancë të përbashkët me Qeverinë e Serbisë dhe se ajo do të mbahet sapo të krijohen kushtet.

Edhe një herë, ai komentoi qëndrimin e Përfaqësuesit të Lartë në BiH.

“Gjithçka që ka emëruar Schmidt nuk do të zbatohet sepse ne nuk e njohim sepse nuk është emëruar nga Këshilli i Sigurimit”, tha Dodik.

Ai komentoi statusin e kandidatit që BE-ja i dha së fundmi BiH-së, duke konsideruar se një vendim i tillë është thjesht “politik, nuk ka të bëjë fare me procedurat që kanë qenë të vlefshme në BE deri më tani, dhe është marrë vetëm sepse ka qenë i nevojshëm Perëndimit”.

“Ne mbetemi kundër integrimit në NATO, forma të caktuara bashkëpunimi janë të mundshme, por ne do të përcaktojmë se si do ta zbatojmë atë. Nuk duhet të paragjykojmë anëtarësimin,” tha qartë Dodik.

Në fund ai shtoi se kjo qeveri në RS është koalicion dhe do të vazhdojë të punojë në koordinim koalicioni.

Kategoritë
LajmeRajoni