Dodik: Erdoğan erdhi në Bosnje e Hercegovinë me një paketë ndihmash pa kushte politike

“Unë e shoh atë si një lider dhe burrështetas të madh. Qëndrimi i tij ndaj nesh në BeH është një qëndrim emocionesh dhe simpatie”, tha anëtari i Presidencës së BeH-së.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, është një lider dhe burrështetas i madh që erdhi në Bosnje e Hercegovinë (BeH) me një paketë ndihmash pa kushte politike, tha sot në Sarajevë Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dodik tha në një konferencë të përbashkët me presidentin turk Erdoğan, kryetarin e presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq dhe anëtarin e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq, se vizita e presidentit Erdoğan është një nga më të rëndësishmet për BeH-në.

“Kjo është një nga vizitat e rëndësishme që shënohet nga koha dhe i jep shtysë zgjidhjes së problemit. Kjo është një gjë e rëndësishme për kartat e identitetit, ne e mbështesim atë. Njësoj si një sërë çështjesh të tjera nga zhvillimi i zonave industriale deri te formimi i një ekipi të përbashkët të posaçëm, pra grupi i punës mes dy vendeve për t’u marrë me energjinë, që sot po bëhet një nga temat më të rëndësishme në botën moderne”, tha Dodik.

Ai vuri në dukje se “ne të gjithë i dimë” emocionet që presidenti turk Erdoğan dhe vendi i tij kanë ndaj BeH-së, por se pragmatizmi është i nevojshëm për të zgjidhur gjërat dhe për të arritur përparim.

“Unë e shoh atë si një lider dhe burrështetas të madh. Qëndrimi i tij ndaj nesh në BeH është një qëndrim emocionesh dhe simpatie. Pragmatizmi që tregon se si duhet gjatur zgjidhje, që është se ne këtu në BeH duhet të gjejmë së bashku zgjidhjet tona më të mira të mundshme, pa mundësinë që kjo të imponohet nga jashtë. Prova më e mirë është pikërisht presidenti Erdoğan, i cili vjen këtu me një paketë ndihme në BeH, pa vënë asnjë kusht politik. Kjo është diçka që mund të jetë shembull për shumë të tjerë, veçanërisht ata nga Perëndimi që vijnë këtu pak të zemëruar, për të na dhënë mësime se si ta organizojmë shoqërinë tonë dhe të na lënë një rrëmujë që duhet ta rregullojmë për shumë vite. Ai pragmatizëm që shohim këtu na ndihmon shumë dhe dua t’ju falënderoj”, theksoi Dodik.

Ai theksoi se mbështet qasjen që BeH të ruajë integritetin dhe sovranitetin e saj në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Dejtonit, por theksoi se është humbur ndjeshëm entuziazmi për Bashkimin Evropian (BE) dhe “aftësisë së saj për të menaxhuar proceset”

“Evropa po humbet dhe nuk ka pothuajse asnjë lider të theksuar për krizat që vijnë. Të gjithë duhet të shqetësohemi pak për këtë. Ne e dimë se pa liderë të fortë nuk ka zgjidhje. Në këtë drejtim, i uroj presidentit Erdoğan të gjitha të mirat, mbi të gjitha shëndet dhe punë të suksesshme në menaxhimin e situatës komplekse jo vetëm të brendshme në Türkiye, por, do të thoja, në rajon dhe botë, sepse padyshim presidenti Erdoğan është një nga liderët globalë. Qasja për të respektuar të gjithë në mënyrë të barabartë në BeH është qasja më e mira e mundshme. Türkiye e shfaq këtë”, tha anëtari i Presidencës së BeH-së.

Duke folur për NATO-n, Dodik tha se Türkiye është një anëtare e rëndësishme e aleancës, por theksoi se në BeH nuk ka konsensus për anëtarësim në NATO.

Në fund ai shtoi se takimet me presidentin Erdoğan janë nga rastet e rralla kur anëtarët e Presidencës së BeH-së nuk grinden.

Kategoritë
LajmeRajoni