Dodik i premtoi Patriarkanës së Jeruzalemit një donacion prej 100 mijë eurosh

Anëtari i presidencës së BiH-së Milorad Dodik tha pas një takimi në Izrael me Patriarkun e Jeruzalemit Theophilus III se qeveria e Republika Srpska do t’i dhurojë 100,000 euro Patriarkanës së Jeruzalemit në muajin e ardhshëm.

Dodik e informoi Patriarkun e Jeruzalemit për situatën komplekse në Bosnje dhe Hercegovinë dhe e ftoi atë të vizitonte RS.

“Unë jam i njohur me situatën komplekse në BiH, veçanërisht kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet fetare. Këto janë kohë sfiduese, ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar në Krishtin,” tha Patriarku Teofil i Tretë.

Ai theksoi se kanë shkëmbyer mendime për situatën në Kosovë, rajon dhe problemet në botë.

Patriarku Teofil III falënderoi Dodikun, me mesazhin se çdo ndihmë është gjithmonë e mirëpritur.

Kategoritë
LajmeRajoni