Dodik: Nuk do të lejoj asnjëherë që BeH ta njohë Kosovën

“Për sa kohë që ekziston Republika Sërpska, Bosnjë dhe Hercegovina kurrë nuk do ta ndryshojë këtë vendi. Unë nuk do ta lejoj këtë”, tha lideri i entitetit serb në BeH, i cili njihet për retorikën separatiste.

Presidenti i Republikës Sërpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se “kurrë” nuk do të lejojë që BeH ta njohë pavarësinë e Kosovës.

I njohur për retorikën e tij separatiste, Dodik u tha mediave lokale se RS ka qenë një rajon i banuar nga serbët për shekuj.

“Ashtu si serbët që jetojnë në Kosovë. Pastaj dikush erdhi dhe luajti me ‘zemrën e Serbisë’ dhe i vendosi shqiptarët aty”, pohoi ai.

Ai tha se Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 duke kundërshtuar rregullat ndërkombëtare.

“Shteti fals i (kryeministrit të Kosovës) Kurtit e shpalli pavarësinë, por shumë vende në botë, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, nuk e pranuan atë. Për sa kohë që ekziston Republika Sërpska, Bosnjë dhe Hercegovina kurrë nuk do ta ndryshojë këtë vendi. Unë nuk do ta lejoj këtë”, tha ai.

Në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë, posti më i lartë i shtetit u caktua Këshilli Presidencial i përbërë nga tre anëtarë, boshnjak, serb dhe kroat.

Marrja e një vendimi në emër të vendit në politikën e jashtme kërkon miratimin e të tre përfaqësuesve.

Bosnjë dhe Hercegovina është ndër shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, si pasojë e kundërshtimit të anëtarëve kroatë dhe serbë, edhe pse anëtarët boshnjakë kanë shprehur mendimin pro pavarësisë së Kosovës.

Kategoritë
LajmeRajoni