Dodik: Nuk do t’i lejojmë të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë nga Kosova vetëm me letërnjoftim

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha në konferencën e sotme për media se Bosnja dhe Hercegovina nuk do ta mbështesë marrëveshjen nga procesi i Berlinit, që ka të bëjë me kalimin e kufijve të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës pa letërnjoftime.

Arsyeja e “premtimit” të Dodikut në të cilin thotë se nuk do të lejojë që banorët e Kosovës të udhëtojnë lehtë në Bosnje dhe Hercegovinë, është deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë paralele mes veriut të Kosovës dhe RS.

“Që Kurti flet negativisht për RS-në dhe tani pret që ne të votojmë që ata të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime. Kjo do të ndodhë nesër, sidomos pas kualifikimeve të Albin Kurtit për RS. Nuk ka nevojë për ne të servilemi atje.Pavarësisht se ka qenë diçka e rënë dakord në kuadër të procesit të Berlinit, nuk do të ndodhë që të japim asnjë nënshkrim për funksionalizimin e mëtejshëm të atyre dokumenteve. Unë po i informoj publikisht ata në Gjermani dhe kushdo  nëse duan të luajnë si duhet, atëherë duhet t’i mbyllnin gojën Kurtit që të mos shante RS-në”, u shpreh i ashpër Dodik.

Pastaj ai pati një shpërthim shovinizmi dhe racizmi, gjë që nuk është e pazakontë për të.

“RS ka më shumë legjitimitet se institucionet e përkohshme të Prishtinës. Ne kemi më shumë legjitimitet ndërkombëtar se ata, kështu që si mund të na japin një mësim se si jemi ne. Epo, ata janë më të këqijtë që ekzistojnë. Prandaj, ne nuk kemi” Nuk ka nevojë për Shiptarin këtu, as shqiptarët, të cilët vijnë në BiH me urrejtje ndaj serbëve. Ne jemi më paqësorë dhe më të sigurt pa ta,” tha Milorad Dodik./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi