Dodik tek Vuçiq në Beograd: Kanë biseduar për çështjen aktuale të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në zyrën e tij në Beograd presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, me të cilin ka biseduar për çështjen aktuale të Kosovës.

Vuçiq e njoftoi kreun e SNSD-së për të gjitha iniciativat perëndimore në lidhje me Kosovën, si dhe gjendjen e përgjithshme në këtë vend.

Presidenti serb njoftoi se së shpejti do të arrijë në Bosnje dhe Hercegovinë, më saktësisht në Republikën Srpska, ku do të vizitojë disa qytete më të vogla.

“Gjithashtu, ne ramë dakord që në muajin e ardhshëm të vizitoj disa vende në RS, veçanërisht komunat më të varfra, për të cilat Republika e Serbisë do të përgatisë ndihmë të konsiderueshme financiare dhe mbështetje në projektet e infrastrukturës”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë shtoi se në tavolinën përballë nuk kishte asgjë, pasi para fotos së përbashkët kishin ngrënë bashkë podvarak.
Kuvendi i Serbisë së shpejti do të shqyrtojë përmbajtjen e raportit për marrëveshjen gjermano-franceze për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kategoritë
LajmeRajoni