(DOKUMENT)- BIK merr lejen e ndërtimit për Xhaminë qendrore nga Komuna e Prishtinës

Çështja e Xhamisë së Madhe në Prishtinë është bërë një temë mjaft në shoqërinë kosovare. Ndërtimi i saj kishte filluar por nga Komunën e Prishtinës Bashkësia Islame e Kosovës ishte pajisur vetëm me lejen  për pjesën e nëndheshme.

Por sot BIK-u ka marrë lejen edhe për ndërtim të plotë nga Komuna e Prishtinës ku kjo Xhami do të ndërtohet në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës.

Kjo xhami do të financohet dhe do të ndërtohet nga Dijaneti i Turqisë, ndërsa kostoja e saj vlerësohet të jetë prej 35 deri në 40 milionë euro./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi