Dokument: Edhe Ministria e Shëndetësisë e shkëput Kontratën Kolektive me FSSHK’në

Ushtruesja e detyrës së ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, me një shkresë zyrtare ka njoftuar shefen e Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, se Kontrata Kolektive e vitit 2018 nuk do të zbatohet nga tani e tutje, shkruan Gazeta Metro.

Pasi Ministrisë së Arsimit, tani edhe ajo e Shëndetësisë ka shkëputur Kontratën Kolektive, ka marr vesh Gazeta Metro.

Kjo shkresë është drejtuar të hënën në adresën e sindikatave të shëndetësisë.

Gexha-Bunjaku u thirr në nenin 3 të Kontratës Kolektive e nënshkruar më 12 qershor 2018, se ka kaluar koha prej tri viteve e zbatimit të kësaj kontrate.Kjo kontratë ishte nënshkruar në mes të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2018.

Kategoritë
LajmeVendi