Donald Trump akuzoi Rusët se kanë vjedhur planet amerikane për raketat hipersonike

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Rusinë se ka vjedhur planet amerikane për zhvillimin e raketave hipersonike gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Në një deklaratë të fundit, Donald Trump komentoi mbi balancën e fuqisë midis SHBA-së dhe Rusisë, duke theksuar se Rusia e ka marrë njohurinë për zhvillimin e raketave hipersonike duke e “vjedhur nga SHBA”.

“Rusia na e ka vjedhur dizajnin, ata e kanë marrë nga ne,” tha Trump, duke theksuar se Rusia ka vjedhur të dhënat amerikane për armët hipersonike gjatë administratës së Barack Obamës.

Presidenti amerikan nuk dha më shumë detaje rreth pretendimit të tij, por shtoi se “Rusëve i ka ndihmuar dikush i keq.” Kur u pyet për armët hipersonike amerikane, Trump siguroi se në SHBA vazhdojnë të zhvillohen “super-raketa hipersonike”.

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump akuzon Rusinë për vjedhjen e teknologjisë dhe zgjidhjeve teknologjike, ndërkohë që Rusia më parë ka mohuar se ka përvetësuar teknologji dhe armë të reja përmes vjedhjes.

Kategoritë
BotaLajme