Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë: Zgjati gati dy orë, bota pret rezultatet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilluan një bisedë telefonike, ku tema kryesore ishte lufta në Ukrainë dhe mundësia e arritjes së një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për NBC News informacionin mbi përfundimin e bisedës, ndërsa edhe mediat shtetërore ruse njoftuan të njëjtën gjë.

Për momentin, detajet e bisedës nuk dihen dhe nuk është e qartë nëse liderët e SHBA-së dhe Rusisë kanë arritur një marrëveshje për fillimin e armëpushimit në Ukrainë. Megjithatë, i dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev, deklaroi se bota, nën udhëheqjen e Trumpit dhe Putinit, është bërë një vend më i sigurt.

Biseda e mëparshme mes tyre u zhvillua më 12 shkurt. Para kësaj, liderët e Rusisë dhe SHBA-së nuk kishin komunikuar për tre vjet. Në kuadër të marrëveshjeve të shkurtit mes liderëve, negociatat ruso-amerikane në nivel të lartë u mbajtën në Arabinë Saudite.

Ata gjithashtu diskutuan për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe për një zgjidhje të mundshme në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore