Donald Trump do të bëhet gjysh për herë të 11-të

Tiffany Trump, është vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-bashkëshortes së tij Marla Maples, është shtatzënë. 30-vjeçarja, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Michael Boulos dhe do ta bëjnë Donald Trump gjysh për herë të 11-të.

Lajmi u dha nga Donald Trump ditën e djeshme kur po i drejtohej turmës në organizatën jofitimprurëse në Michigan. Gjatë fjalimit të tij, kandidati republikan presidencial njohu disa të ftuar në turmë, duke përfshirë biznesmenin Massad Boulos, dhe tha “Ai është babai i burrit të Tiffany, Michael”.

Ish-presidenti amerikan e përkufizoi vajzën e tij si një “grua të re shumë të jashtëzakonshme” dhe bashkëshortin e saj Michael Boulos si “djalë të ri shumë të jashtëzakonshëm”.

“Dhe ajo do të ketë një fëmijë”, vazhdoi Trump, duke njoftuar shtatzëninë e Tiffany.

Tiffany dhe Michael Boulos, i cili është djali i një familjeje të pasur libaneze me biznese në Nigeri, u martuan në nëntor 2022 në Palm Beach.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2018 pas takimit në Mykonos, Greqi. Ata më pas u fejuan në janar 2021 , në fund të mandatit të babait të saj si president dhe në vazhdën e trazirave të Kapitolit të SHBA , duke ndarë lajmin në mediat sociale një ditë para se ish-presidenti të largohej nga detyra.

Michael Boulas, i lindur në Liban, ka luajtur një rol në ndihmën e vjehrrit të tij në përpjekjet e tij për rizgjedhje. Në maj, ai mori pjesë në një takim me një grup amerikanësh arabë dhe myslimanë dhe me ish-ambasadorin e Trump në Gjermani, Richard Grenell.

Kategoritë
Të ndryshme