Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mori mbështetje nga Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, për planin e tij për Gazën, të shpallur javën e kaluar. Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti Abdullah theksoi se do të mbështesë përpjekjet për paqe në rajon dhe se duhet pritur për të parë planin që do të propozojë Egjipti mbi këtë çështje.
Trump kishte njoftuar planin e tij për të marrë kontrollin e Gazës, duke pretenduar se palestinezëve në Gaza do t’u ndërtoheshin zona më të sigurta dhe të jetueshme në Egjipt dhe Jordani.
Gjatë takimit me Mbretin Abdullah në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi: “Palestinezët do të jetojnë të sigurt jashtë Gazës”, duke theksuar se Jordania dhe Egjipti mund të ndërmarrin hapa në këtë drejtim.
MBRETI ABDULLAH II: “DO TË PRANOJMË 2 MIJË FËMIJË TË SËMURË”
Trump përsëriti qëllimin e tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe deklaroi se palestinezët do të mund të jetojnë në Jordani dhe Egjipt. Nga ana e tij, Mbreti Abdullah u shpreh: “Si Jordani, do të pranojmë 2 mijë fëmijë të sëmurë”, duke bërë një thirrje për ndihmë për fëmijët palestinezë.
Përveç kësaj, Trump kërcënoi Hamasin, duke deklaruar: “Hamas duhet t’i lirojë të gjithë pengjet deri të shtunën”, përndryshe paralajmëroi se “gjithçka do të marrë fund”.