Donatorët “sponsorizojnë” bomba me mesazhe që ukrainasit i hedhin rusëve

Donatorët që duan të ndihmojnë forcat ukrainase të luftojnë kundër ushtrisë ruse, mund të dhurojnë para për bomba të personalizuara të sponsorizuara.

Fushata, e quajtur Sign My Rocket, u nis nga studenti ukrainas Anton Sokolenko verën e kaluar dhe deri më tani ka mbledhur më shumë se 1 milion £. Ata që dhurojnë para mund të zgjedhin armën “e tyre”, madje në listë është edhe MiG-29.

Më pas, ushtarët shkruajnë mesazhe të personalizuara në armën e zgjedhur dhe u dërgojnë donatorëve një foto ose video si provë.

Sokolenko tha se pothuajse 200 porosi kanë ardhur vetëm nga Britania e Madhe.

Një nga mesazhet shkruan “Londra ju mirëpret”, një tjetër çuditërisht nderon mbretëreshën Elizabeth II, ndërsa ka edhe disa me përmbajtje vulgare.

Disa shtetarë kanë sponsorizuar gjithashtu armë, duke përfshirë ish-zëvendës kreun e inteligjencës finlandeze, Martti Kari.

Kategoritë
BotaLajme