Trajneri i KF Lirisë, Granit Begolli, ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.
“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij”.
Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish”.