Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.
Trofeu i parë që u dorëzua ishte ai i “Copa Trophy”, për lojtarin e ri më të mirë, i cili u dorëzua nga legjenda holandeze, Ruud Gullit.
Në garën për këtë trofe ishin Pau Cubarsi (Barcelona), Arda Guler (Real Madrid), Kobbie Mainoo, Savinho e Lamine Yamal, me “fantazistin” spanjoll, i cili bëhet lojtari më i ri që ka siguruar në histori që ka siguruar trofeun.
Ndërkaq, kujtojmë se Yamal siguroi çmimin pas një sezoni fantastik te “Katalanasit” e Barcelona dhe një “shpërthimi” magjik në Euro 2024, me Spanjën ku siguroi edhe titullin kampion.