Dorëzohet në polici personi që dyshohet se vrau me thikë 22-vjeçarin në Podujevë

Është dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se vrau me thikë 22-vjeçarin në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Personi i dorëzuar në Polici është O.Zh, 25-vjeçar dhe dyshohet se ka therur me thikë 22-vjeçarin pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndëPas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës”.

“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici”, ka njoftuar Policia.

Tutje Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Kategoritë
LajmeVendi