Drama e emigrantëve, ish-ministri afgan me diplomë Oxfordi shpërndan pica në Gjermani

Fotografia e ish-ministrit afgan që shpërndan pica në Gjermani ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale. I diplomuar në Oksford, ai la pozicionin e tij të punës në dhjetor të 2020-ës për të shkuar në Gjermani. Ndihem më i sigurtë këtu për të ardhmen dhe jetën, thotë ish-ministri, ndërsa mban në krahë një kuti për shpërndarjen e picave në Laipzig.

Ndërsa me mijëra afganë po i drejtohen vendeve të ndryshme fqinje dhe në Europë për të shpëtuar nga regjimi taleban, që sipas tyre është i dhunshëm dhe nuk i respekton të drejtat e njeriut, historia e një ish-ministri afgan duket se e përshkruan më së miri dramën e jetës e emigrantëve.

Sayed Ahmand Sadat ishte ministër në Afganistan për tekonologjinë dhe komunikimin.

I diplomuar nga universiteti i Oksfordit dhe me një eksperiencë 23 vjeçare si ekspert fushe, ai u largua nga vendlindja në dhjetor të 2020-ës.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se kishte frikë nga fuqizimi i talebanëve ndaj dhe zgjodhi që të largohej për në Gjermani. Sot ai punon si shpërndarës picash në Leipzig.

Kategoritë
BotaLajme