Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi do të zhvillohet të dielën. Kemal Kilicdaroglu, sfiduesi i presidentit, Recep Tayyip Erdogan, fitoi mbështetjen e Partisë së Fitores (ZP), e cila përshkruhet si ultra-nacionaliste dhe e djathtë ekstreme.
Ngjashëm me ZP-në, do të veprojë edhe Partia e Drejtësisë, e cila gjithashtu u largua nga ATA. Udhëheqësi i saj, Vecdet Oz tha se Ogan u ngrit në mbrojtje të Erdoganit sepse iu premtua një vend në qeveri.
“I thashë Oganit se ne jemi parti opozitare. A duhet të zgjedhim bazuar në atë se kush na e jep karrige?”, pyeti Oz duke shpjeguar pse ai mbështeti kundërshtarin e Erdoganit.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të 14 majit, Erdogan fitoi me 49,52 për qind të votave dhe Kilicdaroglu përfundoi i dyti me 44,88 për qind. Ogan mori 5.2 përqind të votave dhe mbështetja e tij pritej t’i shtonte një numër të ngjashëm votash Erdoganit, duke i dhënë presidentit aktual një avantazh të rëndësishëm në mbrojtjen e mandatit të tij.Megjithatë, “rebelimi” i partive të vogla nacionaliste e ndërlikon situatën për Erdoganin. Presidenti foli përsëri dhe deklaroi se Partia Republikane Popullore (CHP) e Kilicdaroglu ka mbështetjen e Partisë së jashtëligjshme terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). /Telegrafi/