Bayern Munich u kualifikua në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve pas një barazimi dramatik 1:1 ndaj Celticut në fazën nokaut.
Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Skoci, Bayerni ishte favorit absolut në Allianz Arena, dhe pritej një kualifikim i lehtë. Megjithatë, gjiganti gjerman e pati shumë më të vështirë se sa pritej për të siguruar kalimin në raundin tjetër.
Pas një pjese të parë pa gola, skocezët shfrytëzuan një gabim të mbrojtjes vendase dhe kaluan në avantazh në minutën e 63-të me golin e Nicolas-Gerrit Kuhn.
Bayerni kërkoi me ngulm golin e barazimit, dhe shpëtimi erdhi në minutën e 94-t kur Alphonso Davies shënoi për 1:1, duke siguruar kualifikimin e ekipit gjerman në raundin tjetër.
Me këtë rezultat, Bayern Munich kalon në 1/8 e finales, ku do të përballet me Bayer Leverkusen ose Atletico Madrid.
Rezultati dhe golashënuesit:
🔹 Bayern – Celtic 1:1 (Davies 90+4′ / Kuhn 63′)