”Dramë” në fundin e ndeshjes, Suhareka i rikthehet fitores, Prishtina humbjes

Sh”Dramë” në fundin e ndeshjes, Suhareka i rikthehet fitores, Prishtina humbjes Suhareka i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e javës së 10-të, Suhareka e mposhti në shtëpi skuadrën e Prishtinës, me rezultat 2-1.

Mevlan Zeka i kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e 3-të.

Bardehkaltërit barazuan shifrat me golin Ardi Ajdinit, në minutën e 31-të.

Fitoren Suharekës ia siguroi Liridon Fetahaj, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1, në minutën e 68-të.

Prishtina kishte mundësinë ta barazonte rezultatin, por Albin Krasniqi gaboi nga penalltia në 90+8.

Suhareka me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 16 pikëve, aq sa ka edhe Prishtina.

Kategoritë
Sport