Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se ka ekzistuar rrezikuar real që Rusia të përdorte armët bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht se theksoi se Perëndimi nuk duhet frikësuar nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin.
“Askush prej nesh nuk duhet t’i marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”, tha Burns të shtunën në një bisedë me shefin e inteligjencës sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
“Ka pasur moment në vjeshtën e vitit 2022, kur mendoj se ka pasur rrezik real për përdorimin potencial të armëve bërthamore”, tha Burns.
“Kurrë nuk kam menduar dhe ky është këndvështrimi edhe i agjencisë që udhëheq se duhet të frikësohemi pa nevojë nga kjo”, shtoi i pari i CIA-s amerikane.
Me urdhër të presidentit Joe Biden, Burns u takua me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në fund të vitit 2022 për të përsëritur “pasojat” e përshkallëzimit bërthamor, tregoi drejtori i CIA-s.
“Ne vazhduam të jemi të drejtpërdrejtë për këtë”, shtoi Burns.