Dritat e Ramazanit, me më shumë se 30 mijë llamba LED, do të ndriçojnë netët e Londrës deri më 29 mars, duke filluar nga ora 17 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit
Në rrugën Coventry të Londrës, një ndër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit britanik, për të tretin vit radhazi janë ndezur dritat e Ramazanit si pjesë e festimeve të muajit të shenjtë musliman, raporton Anadolu.
Organizuar nga Fondacioni Aziz, dritat “Gëzuar Ramazani” u ndezën mbrëmë përgjatë rrugës Coventry nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
Duke folur në këtë ngjarje, Khan tha se Londra qëndron kundër të gjitha formave të urrejtjes me respektin e saj për diversitetin.
Ai kujtoi se Londra ishte qyteti i parë në vendet evropiane që vendosi dekorata për muajin e Ramazanit, si dhe theksoi se këto drita janë antidoti i islamofobisë, antisemitizmit dhe të gjitha formave të urrejtjes.
Dritat e Ramazanit, me më shumë se 30 mijë llamba LED, do të ndriçojnë netët e Londrës deri më 29 mars, duke filluar nga ora 17 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit.