Trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një kërkesë për Ministrinë e Sportit në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe në Komitetin Olimpik.
Kuka kërkon nga Ministria e Sportit të merret model ndonjë shtet europian se si punohet në këtë drejtim, shkruan Indeksonline
Ai thotë se ka shumë federata që marrin financa të mira dhe s’kanë shumë sukses në garat ndërkombëtare.
“Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave s’po e marrin mundin me fol për arsyet pse as norma olimpike s’mund të arrihen e le ma medalje”, thuhet në një pjesë të shkrimit nga Toni Kuka.
Reagimi i plotë i njeriut që solli shumë medalje nga sporti i xhudos si trajner:
Për një ditë të mirë …
Cikli Olimpik përfundoj rrjedhimisht koha e përgjegjësive në çdo federatë!
Koha kur tashmë po mbahen zgjedhje e do mbahen tjera nëpër federata e Komitet Olimpik!
Sdua të flas se çka ka ndodh në shumë federata e as se sa e kush ka punuar e merituar të jetë në KOK.
Por dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet!
Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike smund të arrihen e le ma medalje!
Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi merrni model ndonjë shtet ju lutem!
Në Gjermani Psh kandidati për Kryetar të ndonjë federate kandidon me program e cak që e prezenton te shteti e nese nuk e arrin cakun ai sdo kandidoj ma se Shteti nuk financon ata që nuk kanë sukses edhe pikë!