Driton Kuka me kritika ndaj xhudistëve të tij

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vlerësuar faktin që boksierja Donjeta Sadiku ka fituar normën për “Parisi 2024”.

Aktualisht pesë xhudistë të Kukës janë brenda zonës që siguron normën. Dy prej tyre, Akil Gjakova e Loriana Kuka, garuan fundjavën e kaluar në Grand Prix në Linz të Austrisë. Nuk iu afruan medaljes dhe trajneri Kuka ka shprehur kritika publike ndaj tyre.

“Olimpistët Akil Gjakova e Loriana Kuka në Linz patën paraqitje që lë shumë për të dëshiruar. Akili kishte katër gara e po aq medalje, por jeta sportive nuk ka asnjë alternativë. Katër muaj para Olimpiadës do të jem i pakompromis në këtë drejtim”, ka shkruar Driton Kuka.

Kosova mbeti pa medalje në Grand Prix në Linz të Austrisë. U paraqit pa tri xhudistet më të mira.

Kategoritë
LajmeSport