Droga e kapur në Durrës, përfundon kontrolli i anijes me qymyr, çfarë u gjet

Ka përfunduar kontrolli i anijes ku u gjetën mbi 50 pako kokainë, të fshehura në dy çanta.

përfundon kontrolli i anijes me qymyr, në anijen me kapiten rus, e cila po transportonte 6500 ton qymyr nga Kolumbia në vendin tonë.

Nga kontrolli janë zbuluar vetëm dy çanta me 53 pako me drogë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga kontrolli imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin vetëm 59 kg kokainë. Ndërsa disa kg u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova mjetit që shkarkonte qymyrin

Anija është bllokuar dhe qëndron me shërbim roje deri në një urdhër të dytë. Droga dyshohet të jetë futur në ngarkese në Kolumbi.

Ndërkohe mësohet se ekuipazhi do të qendrojë në anije deri në përfundim të hetimit.

Kategoritë
LajmeRajoni