Kanë përfunduar pesë fluturime testuese të Bayraktar TB3, avioni i ri luftarak pa pilot i Turqisë që mund të montohet në aeroplanmbajtëse në anije.
Gjatë testit të tij të pestë të performancës, droni i ri fluturoi në lartësi mesatare dhe përfundoi një fluturim të suksesshëm gjashtë-orësh.
“Bayraktar TB3 ka përfunduar me sukses testin e tij të pestë të fluturimit”, tha Selçuk Bayraktar, Shefi i Teknologjisë në Baykar (CTO) në rrjetin social X.
Gjatë testit të tretë të kryer më 4 nëntor, TB3 arriti një shpejtësi prej 130 kilometrash në orë.
I pajisur me një motor PD-170 të zhvilluar nga kompania vendase TUSAŞ Engine Industries (TEI), TB3 përfundoi testet e identifikimit të sistemit me shpejtësi të lartë dhe të ulët duke qëndruar në ajër për gjashtë orë më 8 nëntor.
Është projektuar për përdorim në anije të tilla si TCG Anadolu, aeroplanmbajtësja e re e Turqisë.
Me një peshë maksimale ngritjeje prej 1,450 kilogramë dhe një ngarkesë prej 280 kilogramësh, Bayraktar TB3 është pothuajse dy herë më i rëndë se paraardhësi i tij, Bayraktar TB2. Ai pritet të ketë një distancë prej 1000 milje detare ose 1900 kilometra.
Baykar, shkalla e eksportit të së cilës ishte 99.3 për qind në kontratat e nënshkruara në vitin 2022, realizoi eksporte në vlerë prej afro 1.2 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Me një kontratë eksporti për Bayraktar TB2 në 32 vende dhe Bayraktar AKINCI në tetë vende deri më tani, Baykar ka nënshkruar kontrata shitjeje për dronët e tij në të paktën 33 vende deri më tani.