Droni turk ANKA III realizon me sukses testin e qitjes ndaj objektivit me “Süper Şimşek”

Mjeti ajror pa pilot ANKA III përfundoi me sukses testin e qitjes duke lëshuar nga poshtë krahut avionin objektiv me motor reaktiv “Süper Şimşek” (Super Vetëtima)

Mjeti ajror pa pilot ANKA III, i zhvilluar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), përfundoi me sukses testin e qitjes duke lëshuar nga poshtë krahut avionin objektiv me motor reaktiv “Süper Şimşek” (Super Vetëtima), transmeton Anadolu.

Kreu i Industrive të Mbrojtjes i Presidencës, Haluk Görgün në një postim nga llogaria e tij në X deklaroi se puna e integruar e ANKA III, e cila ka shikueshmëri të ulët në radar dhe kapacitet të lartë ngarkese dhe e avionit objektiv me motor reaktiv “Super Şimşek”, tregon qartë pikën ku ka arritur koncepti sulmues i dronëve.

Ai tha se këto sisteme të cilat mund të kryejnë detyra në lartësi dhe shpejtësi të mëdha, demonstrojnë nivelin inxhinierik që industria turke e mbrojtjes ka arritur në sistemet pa pilot. “Përgëzoj me gjithë zemër të gjithë inxhinierët e TAI-t, personelin e drejtorisë sonë dhe nënkontraktorët që kontribuan në këtë sukses. Ne kemi besim të plotë në fuqinë inxhinierike të Türkiyes e cila përparon me vendosmëri drejt objektivit”, tha Görgün.

Drejtori i Përgjithshëm i TUSAŞ, Mehmet Demiroğlu deklaroi se suksesi i rëndësishëm i ANKA III tregoi edhe një herë vizionin dhe vendosmërinë e inxhinierisë turke. “Me ‘Süper Şimşek’, ne nuk po godasim vetëm objektivin, por po godasim me saktësi të saktë edhe të ardhmen. Dëshiroj të falënderoj të gjithë kolegët e mi që kontribuan”, tha ai.

ANKA III, i cili ka kryer me sukses testet e qitjes me municione të ndryshme vendase, muajin e kaluar goditi me sukses objektivin duke gjuajtur municionin LGK-82 të ASELSAN.

Kategoritë
BotaLajme