Dubai hap lokalin për qentë. Ushqim, kafe dhe ëmbëlsira për katërputroshët

Emiratet e Bashkuara, vendi i luksit dhe i pasurisë, ofron çdo ditë atraksione të reje, jo vetëm për miliarderët por edhe për kafshët e tyre shtëpiake.

Së fundmi në Dubai është hapur kafeneja e parë e qenve, që u shërben ushqim, kafe dhe ëmbëlsira vetëm kafshëve besnike të njeriut.

hapur nga dietologia koreane dhe shefja e certifikuar për kafshët shtëpiake Hyunsuk Ku, kafeneja ofron vetëm ushqim të shëndetshëm.

“Shumë pronarë qensh janë më të interesuar për shëndetin e kafshëve shtëpiake, sepse pasi të keni një qen, ai nuk është më qen, por një anëtar i familjes,” tha ajo.

Por për fat të keq, jetëgjatësia e qenve është më e shkurtër se ne. Kështu që ne jemi më të fokusuar në mirëqenien e tyre dhe shëndetin e tyre në mënyrë që ata të jetojnë sa më gjatë me ne.”

Edhe pronarët e qenve e kanë mirëpritur këtë shërbim të ri.

“Gjatë gjithë javës ne shëtisim nëpër shtëpinë tonë, por më duket se është mirë të thyej rutinën për të rindezur entuziazmin e saj, prandaj e sjell atë në kafenenë e qenve gjatë fundjavës”, shprehet AlReem Hussein.

“Me qenin tonë ne bëjmë shumë aktivitete, bëjmë ecje, shëtitje dhe notim. Por të shkosh në një restorant është si një ide dhe koncept unik dhe i ri. Pra, patjetër diçka që ne donim ta provonim me të dhe asaj i pëlqeu” tha Nivriti.

Pronarja e kafenesë mendon të përgatisë vakte të vërteta për kafshët, si psh ” makarona qensh” etj.

Plani i saj është ta ktheje kafenenë një nga shërbimet kryesore për pronarët e qenve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme