Dublori i Peles u shfaq në funeral dhe bëri bujë të madhe, gazetarët e rrethuan menjëherë

Rreth 150 mijë persona i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit legjendar brazilian Pele në stadiumin Santos, ku u organizua lamtumira e fundit dhe mes tyre ishte edhe doppelgänger-i i Peles, i cili bëri bujë me praninë e tij.

Nicanor Ribeiro, njeriu që prej 20 vitesh është dublori i Peles, ka mbërritur i veshur me fanellën e Santos dhe ka shkaktuar shumë vëmendje nga fansat e mbledhur e sidomos nga mediat që e rrethuan dhe i kërkuan një deklaratë.

“Ne udhëtuam së bashku, ai ishte gjithmonë i mirë me mua. Ne u takuam për xhirimet e reklamave. Kemi filmuar së bashku për pothuajse çdo Botëror, për fat të keq nuk ishte e mundur në atë të fundit në Katar. Ai la pas një trashëgimi të pabesueshme, ai do të jetë shumë humba”, tha Ribeiro.
Pele do të varroset sot në një ceremoni private në Varrezat Përkujtimore 14-katëshe të Ekumenicës.

Pele vdiq në moshën 83 vjeçare në Spitalin Albert Einstein në Sao Paulo më 28 dhjetor nga dështimi i shumë organeve lidhur me betejën e tij të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Kategoritë
Sport