Dukagjini ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin me bari artificial në Gjilan ishte 1-2.
Dukagjini ishte dominues që nga fillimi i ndeshjes dhe shkoi në pushim me epërsi prej dy golave.
Mërgim Pefqeli shënoi në minutën e 5-të, ndërsa Hekuran Berisha dyfishoi rezultatin në minutën e 41-të.
Golin e nderit për Gjilanin e shënoi Senad Jarovic nga penalltia në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tetë, një pikë më shumë se Gjilani.